Ndërlidhjet

Kazakistan: Ka filluar procesi kundër terrorit i profilit të lartë


Policia e Kazakistanit e pat bllokuar rrugën gjatë operacionit kundër militantëve më 10 qershor të këtij viti në qytetin Aktobe
Policia e Kazakistanit e pat bllokuar rrugën gjatë operacionit kundër militantëve më 10 qershor të këtij viti në qytetin Aktobe

Në Kazakistan ka filluar një proces i profilit të lartë kundër terroristëve të dyshuar islamikë dhe mbështetësve të tyre.

Dëgjimet e para në procesin kundër 29 personave të akuzuar, kanë filluar sot në qytetin Aktobe.

Nëntë prej të dyshuarve janë të akuzuar për terrorizëm, vrasje, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist dhe posedim dhe përdorim ilegal të armëve të zjarrit.

Tetëmbëdhjetë të dyshuar të tjerë janë të akuzuar për dështim që të raportojnë për aktet terroriste të planifikuara, ndërsa dy prsona akuzohen se i kanë strehuar kriminelët.

Autoritetet e Kazakistanit kanë njoftuar se në muajin qershor, një grup prej 25 militantëve të dyshuar islamikë kanë ndërmarrë disa sulme, nga të cilat janë vrarë 5 civilë dhe 3 pjesëtarë të forcave të sigurisë në qytetin Aktobe.

Me atë rast, forcat e sigurisë i kanë vrarë 18 militantë dhe i kanë arrrestuar disa të tjerë.

Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, pat thënë se sulmet ishin ndërmarrë nga pjesëtarët e islamit salafist.

XS
SM
MD
LG