Ndërlidhjet

Irak: Protestuesit kërkojnë tërheqjen e ushtarëve të Turqisë


Pamje nga protesta e sotme kundër Turqisë në Bagdad
Pamje nga protesta e sotme kundër Turqisë në Bagdad

Mijëra irakianë janë tubuar sot para ambasadës së Turqisë në Bagdad për të protestuar kundër pranisë ushtarake turke në pjesën veriore të Irakut.

Protestuesit kanë kërkuar që Ankaraja të tërhiqet nga një bazë afër qytetit Mosul, në harmoni me kërkesat e përsëritura të qeverisë së Irakut.

Demonstruesit, ku përfshiheshin mbështetësit e klerikut shiit të linjës së fortë, Muqtada al-Sadr, kanë brohoritur “jashtë okupatori”.

Prania ushtarake turke brenda Irakut i ka shtuar tensionet ndërmjet dy vendeve.

Qeveria e Irakut i ka hedhur poshtë pohimet se ka dhënë leje, por ka urdhëruar tërheqje të trupave turke.

Turqia e ka injoruar këtë kërkesë, duke thënë se ushtarët e vet po i stërvisin luftëtarët irakianë për të ndihmuar në operacionin e rimarrjes së qytetit Mosul nga grupi ekstremist, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG