Ndërlidhjet

SHBA: Irakiani e pranoi fajësinë për përpjekje për ta ndihmuar IS-in


Një refugjat irakian e ka pranuar fajësinë për përpjekje për ta ndihmuar grupin ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Prokurorët thanë se personi, Omar Faraj Saeed al-Hardan, 24 vjeçar, dje e pranoi fajësinë në një gjykatë federale në Hjuston.

Bazuar në marrëveshjen për pranimin e fajësisë, ai e kishte dhënë betimin për IS-in në nëntor të vitit 2014 dhe në mënyrë publike kishte filluar mbështetjen e IS-it në media sociale. Ai ishte arrestuar në janar të vitit 2016.

Saeed al-Hardan mund të dënohet deri në 20 vjet burg.

Sipas prokurorëve, ky person kishhte hyrë në Shtetet e Bashkuara si refugjat irakian në vitin 2009, pasi kishte kaluar kohë në kampet e refugjatëve në Jordani dhe Irak.

Atij më vonë i është dhënë lejeqëndrim i rregull aftagjatë.

XS
SM
MD
LG