Ndërlidhjet

King paralajmëron për fluks të militantëve pas betejës në Mosul


Komisionari i BE-së për siguri, Julian King
Komisionari i BE-së për siguri, Julian King

Komisionari për siguri i Bashkimit Evropian, ka paralajmëruar se blloku duhet të përgatitet për fluks të militantëve nëse grupi militant Shteti Islamik (IS) largohet nga qyteti irakian i Mosulit.

Edhe një numër i vogël i militantëve do të paraqiste “një kërcënim serioz dhe ne duhet të përgatiteti për një gjë të tillë”, ka thënë Julian King, në intervistën dhënë për gazetën gjermane Die Welt.

Më 17 tetor, më shumë se 30 mijë forca irakiane të sigurisë, luftëtarë kurdë, arab sunit dhe forca paramilitare shiite – të mbështetura nga koalicioni i sulmeve ajrore i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara – kanë nisur operacionin për të çliruar qytetin e Mosulit nga luftëtarët e IS-it.

Komisionari King ka thënë gjithashtu se rreth 2,500 luftëtarë të IS-it, nga siç tha ai, zonat e luftës, janë nga shtetet anëtare të BE-së.

XS
SM
MD
LG