Ndërlidhjet

Prishtina dhe Beogradi diskutuan zbatimin e marrëveshjes për tabelat e veturave


Edita Tahiri
Edita Tahiri

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në Bruksel është mbajtur takimi i radhës për zbatimin e marrëveshjes së arritur më 14 shtator ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit e cila parasheh reciprocitet në tabelat e veturave mes dyja shteteve.

Në këtë takim, sipas një komunikate të lëshuar nga ministria për Dialog në Qeverinë e Kosovës,delegacioni nga Prishtina i i kryesuar nga ministrja Edita Tahiri, prezantoi përparimin në përgatitjet për zbatimin e marrëveshjes. Me këtë marrëveshje, thuhet se do të hiqet dorë nga përdorimi i tabelave ‘prova’ të cilat njëanshëm janë aplikuar nga ana e Serbisë për qytetarët e Kosovës.

Edhe pala serbe, thuhet në komunikatë, konfirmoi gatishmërinë për zbatimin e marrëveshjes si dhe paraqiti progresin në procesin përgatitor për implementim.

Pas diskutimeve rreth pajisjes së veturave me letër ngjitëse që do të vlejnë për të dyja palët, BE-ja, vijon komunikata, kërkoi që të dyja shtetet të marrin përsipër që pajisja e veturave me letër ngjitëse të bëhet pa pagesë e cila nënkupton se qeveritë e të dyja shteteve duhet t’i marrin përsipër shpenzimet për prodhimin e tyre.

Po ashtu, thuhet se u caktuan edhe specifikat e letër ngjitësve dhe modalitetet e zbatimit të këtij dakordimi.

XS
SM
MD
LG