Ndërlidhjet

Sonda BE-Rusi pritet të aterojë në Mars


Infografika kompjuterike e aterimit të sondës në Mars
Infografika kompjuterike e aterimit të sondës në Mars

Sonda e gjithësisë, një projekt i përbashkët BE-Rusi, në vlerë prej miliarda dollarësh, pritet që sot të aterojë në Mars.

Kjo është përpjekja e parë evropiane për të ateruar në këtë planet në më tepër se një dekadë.

Aterimi i sondës Schiaparelli është pjesë e projektit të quajtur, ExoMars, të Agjencisë Kozmike Evropiane dhe Roscosmosit të Rusisë.

Aterimi automatik fillon në 121 kilometra mbi sipërfaqe, me frenim rapid nga shpejtësia prej 21 mijë kilometrash në orë.

Nëse çdo gjë zhvillohet sipas planit, bateritë do të furnizojnë me energji për pak ditë, në mënyrë që të dhënat të dërgohen në Tokë nga Meridiani Planum në rrafshnaltat e Marsit.

Sonda Schiaparelli është e furnizuar me webkamerë që në intervale prej 1 sekondi e gjysmë mund të bëjë 15 fotografi bardh e zi të sipërfaqes së Marsit.

Kjo sondë e pati filluar këtë mision në muajin mars, nga baza kozmike e Rusisë në Baikonur të Kazakistanit.

XS
SM
MD
LG