Ndërlidhjet

Arrestohet një person për planifikim të sulmeve terroriste në Tatarstan


Ilustrim

Autoritetet në rajonin rus, që është i banuar me shumicë myslimane, në Tatarstan, kanë thënë se kanë arrestuar një person, i cili dyshohet se po planifikohet akte terroriste, në kryeqytetin e këtij rajoni, në Kazan.

Zëdhënësja e Komitetit Hetues në Tatarstan, Elvira Gazizova, ka thënë sot se 36-vjeçari, banor i Kazanit, po përballet me akuza për planifikim të sulmit terrorist dhe mbështetje të organizatës terroriste.

Gazizova ka thënë se i dyshuari kishte ndërtuar tre pajisje shpërthyese në korrik dhe i ka testuar ato.

Hetuesit thanë se personi i arrestuar kishte planifikuar që të përdorte pajisje të ngjashme për të sulmuar një fabrikë në Kazan.

Ai gjithashtu po akuzohet se ka transferuar para për militantët e Shtetit Islamik në Siri.

Autoritetet ruse nuk kanë treguar për identitetin e të arrestuarit.

XS
SM
MD
LG