Ndërlidhjet

Londër: Kryhet shpërthim i kontrolluar i një “pakoje të dyshimtë”


Ilustrim
Ilustrim

Policia kundërterrorit në Britani ka evakuuar njerëzit nga një stacion i metrosë në Londër dhe ka kryer një shpërthim të kontrolluar, me ç’rast është shkatërruar një “pako e dyshimtë” e gjetur në metro.

Policia e Londrës ka thënë se departamenti kundërterrorit ka udhëhequr këtë aksion “sepse është e specializuar të trajtojë incidente të kësaj natyre”.

Policia ishte thirrur rreth orës 11:00, pasi stafi i metrosë ka raportuar se ka gjetur në njërin nga trenat një pako të dyshimtë.

Dëshmitarët kanë thënë se pajisja është gjetur në linjën Jubilee, e cila kalon përmes Londrës Lindore.

Stacioni është mbyllur pasi ekspertët kanë kryer shpërthimin e kontrolluar.

XS
SM
MD
LG