Ndërlidhjet

Holanda nuk është optimiste për marrëveshjen e tregtisë me Ukrainën


Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, në një konferencë me gazetarë
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, në një konferencë me gazetarë

Kryeministri holandez, Mark Rutte ka thënë se nuk është optimist sa i përket arritjes së një kompromisi, që do t’i hapte rrugë marrëveshjes për tregti ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ukrainës, të cilën e hodhën poshtë holandezët, gjatë referendumit të mbajtur në prill.

Të gjitha vendet e tjera anëtare të BE-së, e kanë miratuar marrëveshjen për tregti të lirë të BE-së me Ukrainën, por fati i kësaj marrëveshje është vënë në dyshim për shkak të referendumit të mbajtur në Holandë.

Liderët e BE-së i kanë kërkuar kryeministrit holandez, që gjejë një kompromis politik në samitin dy ditor të Bruselit, me qëllimin që të ruhet marrëveshja e tregtisë.

Por Rutte u ka thënë liderëve të BE-së më 20 tetor, se ai nuk është optimist për gjetjen e një kompromisi që do t’i kënaqte të gjitha palët edhe pse tha se është duke provuar që të negociojë më parlamentin holandez, Ukrainën dhe BE-në. (REL)

XS
SM
MD
LG