Ndërlidhjet

Militantët sulmojnë qytetin Kirkuk të Irakut

  • RFE /RL

Ilustrim

Militantë të armatosur kanë sulmuar objektivat qeveritare në qytetin Kirkuk të Irakut.

Zyrtarë të sigurisë thanë se sulmuesit kanë pasur të veshur jelekë me eksplozivë dhe kanë sulmuar selinë e policisë, pika të kontrollit dhe patrulla të policisë.

Dëshmitarët kanë thënë se një varg shpërthimesh kanë goditur qytetin dhe më pas janë dëgjuar të shtëna me armë.

Grupi militant Shteti Islamik ka thënë se qëndron prapa këtij sulmi, i cili vjen në kohën kur forcat irakiane dhe ato kurde, të mbështetura nga sulmet ajrore të koalicionit që udhëhiqet nga SHBA-të, kanë nisur një ofensivë për të çliruar qytetin e Mosulit.

Guvernatori i Kirkukut, Nijamdin Karik është cituar të ketë thënë se militantët nuk kanë marrë nën kontroll asnjë ndërtesë qeveritare.

Ndërkaq në Dibis, që është në provincë e Kirkut, sulmuesit vetëvrasës kanë sulmuar një central elektrik të ndërtuar nga një kompani iraniane, duke lënë të vdekur 16 persona, përfshirë irakianë dhe iranianë.

Raportohet se të paktën gjashtë anëtarë të forcave të sigurisë dhe tëtë militantë janë vrarë dhe 11 punëtorë të centralit elektrik, në mesin e tyre dy iranianë.

Kirkuk është një qytet i pasur me naftë, që gjendet 290 kilometra në veri të Bagdadit dhe 170 kilometra në julindje të Mosulit. (REL)

XS
SM
MD
LG