Ndërlidhjet

Të paktën 4 leopardë vriten çdo javë në Azi


Ilustrim
Ilustrim

Rrjeti për monitorimin e kafshët e egra, Traffic, ka paralajmëruar se qindra leopardë të dëborës janë duke u vrarë jashtëligjshëm çdo vit, në rajonet malore në Azi.

Rreth 4 mijë mace të mëdha vlerësohet se jetojnë në 12 shtete në rajonin e Himalajeve dhe në Tibet.

Ekspertët thonë se rreth 221-450 leopardë të dëborës janë vrarë për çdo vit prej vitit 2008 – minimum 4 leopardë për çdo javë.

Por në raportin e publikuar nga Traffic, thuhet se numri i kafshëve të vrara “mund të jetë më i lartë” pasi që vrasjet nëpër zonat e largëta nuk mund të regjistrohen.

Ky rrjet ka gjetur se shumica e leopardëve të vrarë janë vrarë për shkak të sulmeve ndaj bagëtive (55 për qind), ndërkaq, 21 për qind e tyre janë vrarë për tregtinë ilegale të gëzofit dhe produkteve të tij.

XS
SM
MD
LG