Ndërlidhjet

Nis seminari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Prishtinë


Seminari i 93-të i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka nisur sot punimet tre ditore në Prishtinë.

Në seminar pritet të jenë të pranishëm rreth 100 pjesëmarrës, në mesin e të cilëve rreth 70 deputetë nga 21 vendet anëtare të NATO-s dhe vendet partnere.

Në seminar do të diskutohet për të ardhmen e Kosovës në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, si dhe rolin evolues të NATO-s në rajon, që pason Samitin e Aleatëve të Krerëve të Shteteve dhe të Qeverive, të mbajtur në muajin korrik, në Varshavë.

Deputetët e vendeve anëtare të NATO-s, do t’i shqyrtojnë zhvillimet politike, socio-ekonomike dhe të sigurisë në Kosovë, perspektivat për bashkëpunim të mëtejshëm ekonomik rajonal, si dhe reagimin e Ballkanit Perëndimor ndaj sfidave që vijnë nga terrorizmi ndërkombëtar dhe menaxhimi i fluksit të migrimit nëpër Evropë.

Ky seminar është organizuar në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, nën udhëheqjen e kryetarit të Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Xhavit Haliti, dhe me përkrahjen e Qeverisë zvicerane.

XS
SM
MD
LG