Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi ajror – janë vrarë 15 femra


Pjesëtarë të forcave të sigurisë s Irakut në afërsi të qytetit Kirkuk
Pjesëtarë të forcave të sigurisë s Irakut në afërsi të qytetit Kirkuk

Nga një sulm ajror dje janë vrarë së paku 15 femra, që merrnin pjesë në një ceremoni varrimi në një tempull afër qytetit Kirkuk, në pjesën veriore të Irakut, kanë thënë zyrtarët lokalë dhe mjekësorë.

“15 gra janë vrarë dhe 50 të tjera pajnë plagosur gjatë një sulmi kundër një vendi të besimtarëve shiitë në Dakuk”, tha zyrtari lokal në Kirkuk, Amir Huda Karam.

Më herët militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), e kanë sulmuar Kirkukun në përpjekje të qartë për t’i devijuar mijëra trupa qeveritare, që i afroheshin qytetit Mosul, që është bazë e fortë e militantëve.

Nuk është e qartë se a kishte lidhje sulmi në funeral me sulmin e IS-it në Kirkuk.

Disa vende, prej Shteteve të Bashkuara e deri te Turqia kanë ndërmarrë sulme ajrore në pjesën veriore të Irakut gjatë vitit të kaluar, por gjatë këtij viti konsiderohet se ato nuk i kanë marrë në shënjestër hapësirat afër Kirkukut.

XS
SM
MD
LG