Ndërlidhjet

Carter: Mbështetje e fuqishme për ofensivën në Mosul


Ashton Carter
Ashton Carter

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, e ka mbështetur fuqishëm operacionin që po vazhdon për rimarrjen e qytetit Mosul në Irak, nga militantët e Shtetit Islamik, gjatë qëndrimit të tij të djeshëm në Bagdad dhe takimeve me zyrtarët e lartë irakianë.

Pas takimit me kryeministrin e Irakut, Haidar al-Abadi, zoti Carter theksoi se ishte i inkurajuar me fushatën e deritashme dhe se po diskutonte jo vetëm për rolin e ardhshëm potencial të trupave amerikane.

“Tash kjo nuk është mision i mbrojtjes apo një mision ushtarak irakian, por është pjesë kritike e fitimit të paqes”, u tha gazetarëve Ashton Carter.

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Irak u bë pesë ditë pasi forcat e sigurisë së Irakut, së bashku me milicitë kurde dhe shiite dhe të mbështetura nga sulmet ajrore të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, e kanë lansuar ofensivën për marrjen e kontrollit në Mosul, që aktualisht është i okupuar nga grupi ekstremist, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG