Ndërlidhjet

OKB: Kultivimi i drogës në Afganistan ka shënuar rritje


Pamje e një fushe të kultivimit të luleve të drogës në Afganistan

Kombet e Bashkuara kanë thënë sot se kultivimi i drogës këtë vit në Afganistan është rritur për 10%.

Sipas të dhënave të analizës vjetore të drogës në Afganistan, Zyra e OKB-së për Drogë dhe Krim (UNODC), tha se sipërfaqja totale e tokës së shfrytëzuar për kultivim të drogës, është rritur në 201 mijë hektarë, që është rritje prej 10 %.

Rritja e kultivimit ka ndodhur për shkak të motit të përshtatshëm, dështimit të qeverisë për kontrollin e sigurisë dhe rënia e mbështetjes ndërkombëtare për operaiconin anti-drogë, thotë OKB-ja.

Fermerët e drogës në Afganistan shpeshherë detyrohen të paguajnë taksa për talibanët, të cilët fondet e tubuara i përdorin për kryengritjen kundër qeverisë dhe forcave të NATO-s.

XS
SM
MD
LG