Ndërlidhjet

Pakistan, Indi: Nga të shtënat në kufi – tre të vrarë


Pamje e një ushtari të Indisë në kufirin në Kashmir
Pamje e një ushtari të Indisë në kufirin në Kashmir

Dy civilë pakistanezë dhe një ushtar i Indisë janë vrarë gjatë të shtënave në kufi në rajonin e kontestuar të Kashmirit, kanë thënë zyrtarët nga të dy palët.

Ushtria e Pakistanit tha sot se dy civilë, përfshirë një foshnje njëvjeçare, janë vrarë në fshatin Janglora, ndërsa 7 të tjerë janë plagosur nga këmbimi i zjarrit gjatë natës.

Ushtria e Indisë ka njoftuar se një pjesëtar i Forcës së sigurisë kufitare është vrarë, ndërsa një tjetër është plagosur.

Të dy palët e akuzojnë njëra-tjetrën për fillimin e të shtënave dhe sulmet me predha.

Tensionet janë shtuar prej se India i ka akuzuar militantët me bazë në Pakistan, për lansimin e sulmit kundër një baze ushtarake në Kashmirin e administruar nga Inida, në fillim të muajit shtator, me ç’rast ishin vrarë 18 ushtarë.

Prej përfundimit të sundimit britanik në vitin 1947, Kashmiri është i ndarë ndërmjet Indisë dhe Pakistanit. Të dy shtetet pretendojnë pronësi ndaj këtij territori kontestues në Himalaje dhe lidhur me të deri tash i kanë zhvilluar dy lufta.

XS
SM
MD
LG