Ndërlidhjet

Lituanezët votuan për Partinë e Bujqve


Liderët e Partisë së Fshatarëve dhe Unionit të Gjelbër, Saulius Skvernelis (djathtas) dhe Ramunas Karbauskis, duke festuar pas fitores në zgjedhje

Lituanezët, të mërzitur nga pagat e ulëta dhe largimet nga puna, votuan për ndryshime të mëdha në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të së dielës.

Partia që shënoi fitore në këto zgjedhje është Partia e Bujqve, që më herët kishte vetëm një ulëse në parlament.

Partia lituaneze e Fshatarëve dhe partia Unioni i Gjelbër fituan 54 ulëse në parlamentin që përbëhet nga 141 anëtarë, përderisa partia konservatore, Unioni i Atdheut, arriti të fitonte 31 ulëse, ndërsa social-demokratët, që deri tash ishin në pushtet, fituan vetëm 17 ulëse, njofton AFP.

Tri parti tjera më të vogla gjithashtu arritën të hyjnë në parlament.



XS
SM
MD
LG