Ndërlidhjet

Gjermani: Dhjetëra diplomatë të Turqisë kërkuan azil


Pamje nga Berlini
Pamje nga Berlini

Zyrtarët gjermanë thonë se 35 diplomatë të Turqisë dhe anëtarët e familjeve të tyre, kanë kërkuar azil në Gjermani, prej puçit të dështuar ushtarak në Turqi.

Qeveria e Turqisë e ka filluar një goditje masive kundër njerëzve të dyshuar se janë mbështetës të kleriut mysliman turk, Fethullah Gulen, me seli në Shtetet e Bashkuara, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrim të përpjekjes për grushtshtet në muajin korrik

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme të Gjermanisë, Johannes Dimroth, ka refuzuar sot të thotë se sa prej 35 azilkërkuesve ishin diplomatë, e sa pjesëtarë të familjeve, duke u arsyetuar me rregullatë për privatësi, raporton agjencia AP nga Berlini.

Në Gjermani jeton një komunitet i madh turk, që është afro 3 milionë, për shkak të disa dekadave të migrimit të punëtorëve dhe pretendimeve të turqve për persekutim në vendin e tyre.

XS
SM
MD
LG