Ndërlidhjet

Rusi: Shumë afër tërheqja nga marrëveshja për plutonium


Pamje nga Parlamenti i Rusisë para fillimit të një seance të mëhershme

Komiteti i punëve të jashtme i Këshillit të Federatës, që është Dhoma e epërme e Parlamentit të Rusisë, e ka miratuar legjislacionin me të cilin pezullohet marrëveshja Rusi – SHBA për likuidimin e plutoniumit.

Ky komitet sot ka kërkuar që Këshilli i Federatës ta miratoj këtë legjislacion, që tashmë ka kaluar në Dumën Shtetërore, që është Dhoma e ulët e Parlamentit të Rusisë.

Më herët, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka paraqitur këtë ligj, ku përfshihet edhe lista e kushteve nën të cilat Rusia do ta shqyrtonte vazhdimin e marrëveshjes.

Në mesin e këtyre kushteve është edhe përfundim i sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë, të ndërlidhura me shkeljet e të drejtave të njeriut, kompenzim për Rusinë për çmimin e sanksioneve dhe reduktim të pranisë ushtarake amerikane në vendet anëtare të NATO-s.

Gjatë fjalimit të tij në parlament, zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, tha se “është evidente se administrata aktuale amerikane nuk do t’i tërheq sanksionet ose reduktoj praninë ushtarake amerikane në Evropë për çmimin e vazhdimit të efektit të marrëveshjes”.

XS
SM
MD
LG