Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi i militantëve – së paku 58 persona të vrarë


Ushtarët e njësive speciale të Pakistanit duke hyrë mbrëmë vonë në akademinë trajnuese në periferi të qytetit Kueta pas sulmit të militantëve

Së paku 58 trajnerë policorë janë vrarë dhe më se 100 të tjerë janë plagosur, nga sulmi i militantëve gjatë natës kundër një akademie policore në pjesën jugperëndimore të Pakistanit, kanë thënë zyrtarët.

Autoritetet thanë se 5 ose 6 persona të armatosur, e kanë sulmuar konviktin e e qendrës trajnuese në periferi të qytetit Kueta, ku kadetët po pushonin dhe flenin.

Ky sulm i militantëve ka shkaktuar përgjigje kundërterroriste nga ushtria.

Ministri i brendshëm i provincës Baloçistan, Sarfaraz Bugti, tha se më tepër se 200 prej gjithsej 700 kadetëve në këtë akademi, janë shpëtuar menjëherë me “ndihmën e Zotit”.

Forcat e sigurisë e kanë vrarë njërin prej sulmuesve, ndërsa dy prej tyre janë vrarë nga aktivizimi i eksplozivit në trupin e tyre, ka thënë zoti Bugti.

Sipas tij, operacioni kundërterrorist prej katër orësh kryesisht ka përfunduar sot herët në mëngjes, por misionet e “pastrimit” kanë vazhduar.

XS
SM
MD
LG