Ndërlidhjet

Vuçiq: Janë arrestuar të dyshuarit për komplot në Mal të Zi


Aleksandar Vuçiq
Aleksandar Vuçiq

Serbia i ka arrestuar të dyshuarit për komplotin e ndikimit në rezultatet e zgjedhjeve në Mal të Zi, ka njoftuar mbrëmë vonë, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai theksoi se shërbimet e sigurisë së Serbisë kanë gjetur dëshmi “materiale dhe të pamohueshme” për komplot me përfshirjen e një gjenerali të pensionuar të policisë dhe të tjerëve, që Vuçiq nuk i identifikoi me emra.

Kryeministri i Serbisë tha se ata kishin planifikuar sulm kundër institucioneve shtetërore të Malit të Zi. Vuçiq nuk ka njoftuar se sa persona janë arrestuar.

Kjo deklaratë e jashtëzakonshme u bë pasi në Mal të Zi janë arrestuar 20 shtetas të Serbisë në natën para zgjedhjeve më 16 tetor.

Zoti Vuçiq tha se “nuk kemi gjetur dëshmi për involvim të politikanëve serbë ose malazezë”.

XS
SM
MD
LG