Ndërlidhjet

IS-i e mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në Pakistan


Në Kueta të Pakistanit janë ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë pas sulmit në një akademi policore
Në Kueta të Pakistanit janë ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë pas sulmit në një akademi policore

Grupi ekstremist Shteti Islamik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një akademi policore në Kueta të Pakistanit, me ç’rast janë vrarë 61 vetA dhe plagosur më se 100 të tjerë.

Një agjenci e lajmeve e këtij grupi ka njoftuar sot se “luftëtarët e Shtetit Islamik” e kanë kryer këtë sulm gjatë natës.

Prej tre e deri në gjashtë persona të armatosur e kanë sulmuar akademinë në pjesën jugperëndimore të Pakistanit, gjatë natës derisa kadetët ishin në gjum.

Forcat e sigurisë pakistaneze e kanë vrarë një sulmues, ndërsa dy të tjerë janë vrarë pas aktivizimit të eksplozivit në trupin e tyre.

XS
SM
MD
LG