Ndërlidhjet

Francë: Policia i largon mijëra migrantë nga kampi në Kale


Pamje e kampit të migrantëve në Kale të cilin autoritetet në Francë kanë vendosur ta mbyllin
Pamje e kampit të migrantëve në Kale të cilin autoritetet në Francë kanë vendosur ta mbyllin

Autoritetet në Francë e vazhdojnë operacionin për mbylljen e kampit të migrantëve afër qytetit Kale, i cili ka filluar dje.

Policia tha sot se afro 2,300 migrantë janë larguar nga kampi gjatë ditës së djeshme, dhe janë dërguar në qendrat për regjistrim në vise të ndryshme të Francës.

Në fazën e ardhshme të operacionit, autoritetet do ta fillojnë shkatërrimin e strehimoreve të improvizuara me dorë. Makinat e rënda do të dërgohen më vonë me qëllim që të minimizohet mundësia e përleshjeve.

Ministrja e brendshme britanike, Amber Rudd, tha se Londra ka kontribuar me 40 milionë euro në këtë operacion për pastarimin e kampit dhe për forcimin e kontrollit në Kale.

Dhjetëra migrantë e kanë humbur jetën gjatë muajve të fundit derisa përpiqeshin të kërcenin në kamionët ose trenat që qarkullonin, për të kaluar në Britani.

XS
SM
MD
LG