Ndërlidhjet

Partitë politike sërish nuk gjejnë zgjidhje për Demarkacionin


Ilustrim
Ilustrim

Subjektet politike parlamentare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lëvizja VETËVENDOSJE!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën (NISMA), nuk kanë arritur të harmonizojnë tesktin final të deklaratës për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Një takim tjetër mes përfaqësuesve politik, është organizuar të martën në Prishtinë, me lehtësimin e Grupit Ballkanik për Politika e ku ishin të pranishëm dhe ambasadorë të huaj në prishtinë.

Me gjithatë, partitë në pushtet nuk kanë pranuar propozimin e tri partive opozitare që deklarata ta thot shprehimisht që Demarkacioni me Malin e Zi duhet të rishqyrtohet nga fillimi, ngaqë PDK e PDK kanë mbështetur sërish versionin e marrëveshjes tashmë të nënshkruar me Podgoricën.

“Subjeket politike parlamentare do të punojnë së bashku me qëllimin e arritjes së koncensusit në çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Palët nuk ndërmarrin veprime për këtë çështje, për sa kohë që dialogu vazhdon”, thuhet në tekstin e deklaratës së pa nënshkruar.

Fjalia që ende ka mbetur të negociohet është ajo që fton në gjetjen e zgjidhjes e ku thuhet: “Subjektet pajtohen që (ri)shqyrtimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, të jetë në përputhje me integritetin territorial dhe ligjet e Kosovës, interesat dhe proceset integruese te vendit, dhe parimin e respektimit reciprok mes Republikës së Kosovës dhe të Malit të Zi për fqinjësi të mirë dhe partneritet, si dhe parimin e së drejtës ndërkombëtare”.

Pritet që takimet të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

XS
SM
MD
LG