Ndërlidhjet

Spanja po e rivlerëson lejen për furnizim të anijeve luftarake ruse


Aeroplan mbajtësi rus
Aeroplan mbajtësi rus

Ministria e jashtme e Spanjës po e rivlerëson lejen e cila i është lëshuar flotës së Marinës ruse me të cilin i mundësohet që të furnizohet në portin Ceuta.

E përdtishmja El Pais njoftoi se një flotë ruse, me aeroplan mbajtësin Admirali Kuznetsov, pritet të arrijë në Ceuta gjatë ditës së mërkurë.

Ceuta ndodhet në bregun verior të Afrikës përballë Gjibraltarit në Spanjë. Ajo është pjesë e mosmarrëveshjes ndërmjet Spanjës dhe Marokos por konsiderohet pjesë e Bashkimit Evropian.

Anijet luftarake ruse janë ankoruar aty të paktën 60 herë që prej vitit 2011.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka shprehur shqetësimin për “mundësinë e përdorimit të tyre në sulmet ajrore ndaj civilëve në Aleppo". (REL)

XS
SM
MD
LG