Ndërlidhjet

Kale: “Natë e zjarreve” në kampin e refugjatëve


Kampi ne Kale
Kampi ne Kale

Një numër i zjarreve ka shpërthyer të marten në mbrëmje në kampin e refugjatëve në Kale, në veri të Francës, ku ka vazhduar evakuimi i banorëve dhe rrënimi i tendave dhe vendbanimeve.

Një migrant është lënduar lehtë dhe ëshët dërguar në spital thanë autoritetet lokale në veri të Franës

Ndezja e zjarreve është “traditë, posacërisht për një numër bashkësishë që ndezin vendet e tyre të banimit pasi t’i kenë lënë”, thanë autoritetet lokale dhe shtuan se një numër i mad hi zjarrfikësve ishte në gjendje gatishmërie.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në muajin mars kur u largua pjesa jugore e këtij vendbanimi të madh.

Numri i zjarreve u shtua ndërmjet mesnatës dhe agimit, posacërisht në të ashtuquajturat zona tregtare në hyrje të vendbanimit, tha policia. Kanë shpërthyer të paktën dy bombola gazi. Të gjitha zjarret janë shuar.

Autoritetet nisën të martën në mbrëmje çmontimin e depove në vendbanim pasi për afro dy muaj janë evakuuar më shumë se 4.000 njerëz dhe janë dërguar në afro 450 qendra të ndryshme gjithandej Francës.

Në vendbanim kishte ndërmjet 6 mijë deri 8 mijë migrant që planifikonin të kalonin kanalin Lamansh për të arritur në Britaninë e Madhe.(REL)

XS
SM
MD
LG