Ndërlidhjet

HRW: Minat e IS-it kanë vrarë dhe plagosur qindra civilë në qytetin sirian


Qyteti Manbij në Siri, i çliruar në gusht 2016
Qyteti Manbij në Siri, i çliruar në gusht 2016

Grupi kryesor ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, thotë se minat tokësore të krijuara nga grupi Shteti Islamik, kanë vrarë dhe plagosur qindra civilë, përfshirë edhe një numër fëmijësh, në një qytet të çliruar së voni nga militantët në Sirinë veriore.

Human Rights Watch në një raport të publikuar të mërkurën, thotë se ka shënuar emrat e 69 civilëve të vrarë – përfshirë 19 fëmijë – nga minat e improvizuara në shkolla, shtëpi dhe në rrugë në Manbij, gjatë pesë ditëve të hetimeve gjatë muajit.

Viktimat ishin vrarë gjatë dhe pas luftimeve për kontrollin e qytetit.

Ole Solvang, zëvendës drejtor i emergjencave i Grupit me seli në New York, thotë se IS “minoi pothuaj çdo gjë, përfshirë, thënë më thjeshtë, edhe gypat e kuzhinës përpara se të largoheshin”.

Forcat e udhëhequra nga krudët rimorën Manbijin në muajin gusht, dy vjet pasi militantët hynë brenda tij. (REL)

XS
SM
MD
LG