Ndërlidhjet

Francë: Autoritetet e shkatërruan kampin në Kale


Disa migrantë duke e shikuar nga një breg kampin "xhungël" në Kale të Fracës
Disa migrantë duke e shikuar nga një breg kampin "xhungël" në Kale të Fracës

Autoritetet e Francës sot e kanë shkatërruar kampin e migrantëve në Kale, të njohur me emrin “xhungël”, tri ditë pasi ka filluar ky operacion për mbylljen e këtij kapaciteti.

Zyrtarët lokalë e shpallën të shkatërruar kampin, ku mijëra migrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, kanë jetuar në kushte të vështira, në pritje të rastit për të kaluar matanë Kanalit Anglez dhe për të arritur në Britani.

“Më nuk ka migrantë në kamp”, tha zyrtari lokal, Fabienne Buccio, dhe ka shtuar se “misioni ynë është përmbushur”.

Zjarret e shkaktuara nga migrantët gjatë ditës së sotme në kamp, i përshpejtuan planet për evakuimin e kampit.

Prej 6 mijë e deri në 8 mijë njerëz janë tubuar në kamp para se të fillonte pastrimi i tij, më 24 të këtij muaji.

Autoritetet franceze po i dërgojnë migrantët në kapacitetet për regjistrim në pjesë të tjera të Francës ku atyre u jepet mundësia për të bërë kërkesë për azil.

Ky kamp ishte shndërruar në simbol kryesor të krizës së migrantëve më Evropë.

XS
SM
MD
LG