Ndërlidhjet

Rusi: Qendra Levada gjobitet pasi nuk regjistrohet si “agjent i jashtëm”


Një gjykatë në Moskë e ka gjobitur institucionin e pavarur të hulumtimeve të opinionit, Qendra Levada, për refuzim që të regjistrohet si “agjent i jashtëm”.

Sipas vendimit të sotëm të gjykatës, kjo qendër duhet të paguaj dënimin prej 300 mijë rublash (4,800 dollarë amerikanë).

Shefi i Qendrës Levada, Lev Gulkov, tha se do të ankohet kundër këtij vendimi.

Në muajin shtator të këtij viti, Ministria e drejtësisë e Rusisë e cilësoi qendrën si agjent i jashtëm.

Qendra Levada është njëra nga organizatat më të mëdha joqeveritare për hulumtim dhe kërkim në Rusi. Ajo ka publikuar studime që i kanë zemëruar autoritetet e Rusisë.

Një legjislacion rus, i miratuar në vitin 2012, kërkon që secila organizatë joqeveritare, që merr fonde nga jashtë dhe angazhohet në aktivitet politik, duhet formalisht të regjistrohet si “agjent i jashtëm”.

Organizatat për të drejtat e njeriut në Rusi dhe ato ndërkombëtare kanë vlerësuar si ky ligj ishte miratuar për t’i heshtur zërat e pavarur.

XS
SM
MD
LG