Ndërlidhjet

Fillon seanca e jashtëzakonshme për vlerat e luftës së UÇK-së


Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës po zhvillon seancë të jashtëzakonshme për mbrojtjen e “vlerave të luftës së UÇK-së”.

Seanca është thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës pas konfirmimit të dënimit ndaj pjesëtarëve të gjykuar në rastin e njohur si “Drenica 1 dhe 2”, ku bëjnë pjesë kryesisht ish-udhëheqës të UÇK-së, përkatësisht figura politike të PDK-së.

Rasti i fundit, sipas PDK-së, “tregon një shpërfaqje të re të një qasjeje të tillë ku jo vetëm dënimi, por edhe i tërë procesi, ishte një tendencë e mohimit të vlerave sublime".

Dënimi i figurave të larta të ish-UÇK-së, sipas PDK-së, po bëhet në kundërshtim me vetë standardet e drejtësisë të njohura në botë dhe ligjet e Kosovës.

Në fund të seancës është paralajmëruar miratimi i një rezolute.

Pas thirrjes së kësaj seance, janë shënuar edhe disa reagime nga shoqëria civile, duke e konsideruar atë si tendencë dhe përpjekje për ndërhyrje në punën e sistemit të drejtësisë.

XS
SM
MD
LG