Ndërlidhjet

Aktivistet Yazidi fituese të çmimit evropian Sakharov


Fituesja e çmimit Sakharov, Nadia Murad, aktiviste ër të drejtat e gruas dhe të pakicave
Fituesja e çmimit Sakharov, Nadia Murad, aktiviste ër të drejtat e gruas dhe të pakicave

Aktivistet Yazidi, Nadia Murad dhe Lamiya aji Basharhave janë laureate të çmimit Sakharov të vitit 2016.

Njoftimi u bë i njohur më 27 tetor në Strazbourg.

Murad dhe Bashar u rrëmbyen nga grupi ekstremist Shteti Islamik dhe u mbajtën skllave, kur fshati i tyre në Irakun Verior u mor nën kontroll nga militantët në vitin 2014.

Të dyja arritën të ikin dhe tani po promovojnë të drejtat e grave dhe të minoriteteve. Murad më heret gjatë muajit u nderua me çmimin Vaclav Havel për të drejtat e njeriut që u nda nga Asembleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. (PACE). Ajo gjithashtu u nominua edhe për çmimin Nobel për Paqe.

Përzgjedhja mund të jetë kundërthënëse, meqë fituesi vjetor i çmimit nuk mori shumicën e votave në një votim të fshehtë, të kryer nga anëtarët e Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Komitetit të Zhvillimit më heret gjatë muajit për listën e ngushtë prej tre kandidatësh.

Në vitet e mëhershme, kandidati që merrte më së shumti vota edhe ishte fitues.

Bazuar në burimet me të cilat ka biseduar Radio Evropa e Lirë, lideri tartar i Krimesë, Mustafa Dzhemilev mori 10 vota më shumë se Murad dhe Bashar në votimin e fshehtë më 11 tetor.

Ceremonia e ndarjes së Çmimit Sakharov, do të mbahet në një seancë plenare të Parlamentit Evropian në Strazburg më 14 Dhjetor.

I nominuari i tretë ishte gazetari turk në mërgim Can Dundar.

Vitin e kaluar fitues I çmimit ishte blogeri saudit Raif Badawi, që u burgos për shkak të “fyerjes” së Islamit.

Çmimi ka vlerën prej 50 mijë eurosh dhe do t’i ndahet fituesit në ceremoninë e 14 dhjetorit në Strazburg.

XS
SM
MD
LG