Ndërlidhjet

Putin: Paqja në Siri ‘pengohet’ nga forcat në Washington

  • RFE /RL

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë fjalimit në Klubin e debatit Valdai

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se përpjekjete tij pë rtë arritur një marrëveshje me Presidentin e SHBA-së, Barack Obama, për t’i dhënë fund luftës civile në Siri janë penguar nga “forcat” në Washington.

“Një front I përbashkët për ta mundur terrorizmin në fakt nuk është krijuar”, tha Putin në një takim vjetor të ekspertëve rusë. “Në Washington ka disa forca që po bëjnë cdo gjë për të siguruar që marrëveshjet tona të mos zbatohen”.

Putin nuk elaboroi se kush në Washington, gjoja, po e pengon fundin e gjakderdhjes në Siri.

Por në klubin e debatit Valdai në qytetin jugor Sochi ai tha se “marrëveshjet e mia personale me presidentin e SHBA-së” për çështjen “nuk kanë funksionuar gjithashtu”

“Bëhet se pas negociatave të gjata, përpjekjeve të jashtëzakonshme dhe kompromiseve të komplikuara, një front I përbashkët për luftën kundër tërrorizmit filloi të formësohej”, tha Putin. “Megjithëkëtë, kjo nuk u bë”.

Administrata e Obamas e ka akuzuar Moskën për sforcimin e konfliktit me operacionet që po zhvillohen në mbështetje të presidentit sirian Bashar al-Assad dhe luftën e tij kundër militantëve Shteti islamik dhe më shumë grupe të moderuara kanë kërkuar largimin e tij. (REL)

XS
SM
MD
LG