Ndërlidhjet

Itali: Dëme të mëdha materiale nga tërmeti por pa viktima


Një kishë e rrënuar nga tërmeti në Itali

Tërmetet që goditën Italinë qendrore, në mesnatën e të mërkurës dhe të enjtes, kanë shkaktuar dëme materiale dhe kanë shqetësuar banorët. Megjithatë nuk ka pasur viktima. I njëjti rajon u godit para dy muajsh nga një tërmet i fuqishëm në të cilin humbën jetën afro 300 njerëz.

Një numër i qytetarëve u lënduan lehtë, dhe vetëm një numër i vogël
kërkoi ndihmë mjekësore, ka bër ëtë ditur Agjencia për mbrojtjen civile.

Kryetari i qytetit Vissa, një nga qytetet më të mëdha në rajonin e goditur, tha se dëmet më të mëdha janë shënuar në ndërtesat që qenë dëmtuar në tërmetin e 24 gushtit.

Qeveria italiane ka vendosur që të ndajë 40 milionë euro për rajonin e prekur dhe ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në gusht në këtë zonë.

Qeveria përveç kësaj ka premtuar, siç ishte edhe rasti në gusht, që të gjitha ndërtesat e dëmtuara të rindërtohen, prandaj ka organizuar pranimin e të gjithë atyre që kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Një varg tërmetesh të fuqive të ndryshme përfshirë edhe dy prej 5.5 dhe 6.1 ballësh u regjistruan në rajonin e Italisë qendrore në mëngjesin e të enjtes.(REL)

XS
SM
MD
LG