Ndërlidhjet

Një numër i militantëve në Afganistan vriten në sulme ajrore të SHBA-së


Provinca Kunar në Afganistan
Provinca Kunar në Afganistan

Në një sulm ajror të SHBA-së në Afganistanin lindor janë vrarë një numër i militantëve të Al Kaidas, përfshirë edhe dy arabë dhe katër pakistanezë, thanë zyrtarë afganë.

Ata megjithatë thanë se nuk mund të identifikojnë definitivsht militantët e vrarë në një zonë të thellë në provincës Kunar, por me gjasë në mesin e të vrarëve janë edhe dy udhëheqës të lartë për të cilët Pentagoi tha se po I shënjestronte në sulmet me dron.

Guvernatori I Kunarit, Ëahidullah Kalemzai, I tha Radio Azadit se katër militantë, shtetas të huaj, janë vrarë në rajonin e provincës ku Al Kaida ka qenë e pranishme me vite.

Zyrtarë të tjerë lokalë njoftuan se më shumë se 8 militantë janë vrarë, përfshirë edhe dy arabë dhe katër pakistanezë. Udhëheqësit militant të targetuar nga Pentagoni janë: Faruq al-Qatani dhe Bilal al-Utabi –të dy arabë.

Agjencia e lajmeve AFP citoi zyrtarët afganë të kenë thënë se mund të konfirmojnë vdekjen e Qatanit dhe Utabit, në sulmet me dron.

Pentagoni tha më 26 tetor se Qatani ishten jë planifikues i sulmeve ndaj SHBA-së dhe kishte dorë në shumë sulme vdekjeprurëse ndaj forcave amerikane në Afganistan. (REL)

XS
SM
MD
LG