Ndërlidhjet

Marrëveshje për zonën e parë detare të mbrojtur në botë


Antarktiku
Antarktiku

Delegatët nga 24 vende dhe të BE-së, janë pajtuar që në detin Ross në Anatarktik të krijohet zona e parë detare e mbrojtur në botë.

Rreth 1.57 milionë kilometra katrorë të Oqeanit Jugor do të mbrohen nga peshkimi komercial në një periduhë prej 35 vjetësh, njofton BBC.

Aktivistët për mbrojtjen e natyrës e kanë përshëndetur këtë hap dhe thonë se bëhet fjalë për një ekosistem të vecantë detar në rruzullin tokësor. Shpresojnë se kjo do të jetë zona e parë në mesin e shumë të tjerave në ujërat ndërkombëtare.

Në takimin e mbajtur në qytetin Hobart të Australisë, Komisioi për ruajtjen e resurseve të gjalla detara në Antarktik (CCAMLR) është arritur pajtueshmëria, njëzëri, që deti Ross të shënohet si një zonë e mbrojtur, pas shumë viteve të bisedimeve, ka thënë ministri i Jashtëm i Zelandës së Re Murray McCully.

Deti Ross përbën dy për qind të Oqeanit Jugor por është shtëpi e rreth 38 për qind e pinguinëve në botë dhe një numri të madh të botës ujrore, përfshirë edhe balenat. (REL)

XS
SM
MD
LG