Ndërlidhjet

OKB: IS-i ekzekutoi 232 njerëz në Mosul


Mosul, Irak

Zyra e Shefit për të Drejta të Njeriut të OKB-së, Zeid Ra’ad al-Hussein, tha se militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik kanë ezkekutuar së paku 232 njerëz në Mosul të Irakut.

Duke folur në Gjenevë, zëdhënësja Ravina Shamdasani tha po ashtu se Shteti Islamik është duke sjellë “dhjetëra-mijëra civilë irakianë” në Mosul, për t’i përdorur si mburoja njerëzore, derisa forcat qeveritare dhe kurde po luftojnë për rikthimin e kontrollit të qytetit.

Shamdasani tha se 232 njerëz janë ekzekutuar më 19 tetor dhe se 190 prej viktimave kanë qenë ish-zyrtarë të forcave të sigurisë të Irakut.

Dyzetedy prej viktimave kanë qenë civilë që kanë refuzuar t’iu binden urdhrave të Shtetit Islamik.

Ajo tha se për shkak të vështirësive në konfirmimin e informacioneve nga brenda qytetit, numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë.

XS
SM
MD
LG