Ndërlidhjet

I vazhdohet paraburgimi Nehat Thaçit


Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi
Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi

Gjykatësi i procedurës paraprake i Njësisë së Posaçme të Gjykatës së lartë në Beograd ka marrë vendimin me të cilin i zgjatet paraburgimi drejtorit rajonal të policisë së Kosovës për Mitrovicën, Nehat Thaçit, për 30 ditë të tjera, duke refuzuar kërkesën e mbrojtësit të tij për heqjen e masës së paraburgimit.

Thaçi u arrestua më 29 shtator në vendkalimin kuftar në Konçul mbi bazën e një fletarresti të Gjykatës së Lartë në Nish, për veprën penale “të terrorizmit”.

Pas arrestimit të Thaçit, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë, me të cilën kërkon lirimin e menjëhershëm të tij duke I kërkuar siç thuhet, “Bashkimit Evropian që përmes mekanizmave të tij detyrues të ndërhyjë tek Qeveria e Serbisë që të lirohet Thaçi”.(REL)

XS
SM
MD
LG