Ndërlidhjet

India dhe Pakistani këmbyen akuza për vrasje të civilëve


Një ushtar i Indisë në kufirin me Pakistanin
Një ushtar i Indisë në kufirin me Pakistanin

India dhe Pakistani mbrëmë e kanë akuzuar njëri-tjetrin për vrasje të civilëve gjatë sulmeve me predha në rajonin kufitar në Kashmir.

Zyrtarët e Pakistanit thanë se tre civilë, përfshirë një vajzë të re, janë vrarë nga predhat e Indisë kundër fshatrave përgjatë linjës së kontrollit, ndërsa zyrtarët e Indisë thanë se dy civilë janë vrarë kur Pakistani ka sulmuar me predha në pjesën tjetër të kufirit.

Këto raporte për gjakderdhje u bënë vetëm një ditë pasi India dhe Pakistani i dëbuan diplomatët e njëri-tjetrit për shkak të rritjes së tensioneve në Kashmir.

XS
SM
MD
LG