Ndërlidhjet

Jemen: Nga sulmi ajror në burg – dhjetëra të vrarë


Pamje nga sulmet e mëparshme ajrore në Jemen nga ana e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite
Pamje nga sulmet e mëparshme ajrore në Jemen nga ana e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite

Nga Jemeni raportohet se së paku 60 vetë janë vrarë në një kompleks të burgut nga sulmet ajrore të kryera nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite.

Zyrtarët mjekësorë dhe ata të sigurisë thanë se sulmet e mbrëmshme e kanë goditur selinë e sigurisë në kompleksin al-Zaydiya, në qytetin perëndimor, Hudaydah.

Ky qytet-port është nën kontroll të kryengritësve shiitë huthi, të cilët prej vitit 2014 luftojnë kundër qeverisë së Jemenit.

Thuhet se në mesin e të vrarëve ka të burgosur dhe kryengritës.

Disa orë më herët, aeroplanët luftarakë i kanë bombarduar civilët në qytetin perëndimor, Taiz, duke i vrarë së paku 15 vetë, kanë raportuar banorët.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, që e mbështet presidentin e Jemenit në ekzil, Abu-Rabbu Mansur Hadi, është kritikuar për vrasjen e një numri të civilëve gjatë sulmeve ajrore.

XS
SM
MD
LG