Ndërlidhjet

OKB “e tmerruar” me sulmet e rebelëve në Alepo


Alepo, Siri
Alepo, Siri

I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për luftën në Siri, Steffan De Mistura, tha se është i tmerruar me sulmet e rebelëve kundër civilëve në Alepo.

Sulmet “e pamëshirshme dhe pa dallim” kanë vrarë dhjetëra civilë në perëndim të Alepos, në fundajvë, tha De Mistura.

Sulmet e tilla përbëjnë krime lufte, shtoi ai.

Të premten, rebelët në Alepo kanë nisur një ofensivë me qëllim thyerjen e rrethimit nga forcat qeveritare.

Rreth 275,000 njerëz jetojnë të rrethuar në qytet për muaj të tërë.

Avionët rusë dhe sirianë kanë nisur të bombardojnë Alepon qysh në shtator. Mbi 2,700 njerëz thuhet se janë vrarë dhe plagosur qysh atëherë.

XS
SM
MD
LG