Ndërlidhjet

Nis gjyqi i politikanit anti-islamik holandez, pa praninë e tij


Geert Wilders
Geert Wilders

Gjyqi i politikanit anti-islamik nga Holanda, Geert Wilders, për nxitje të dyshuar të urrejtjes dhe dsikriminimit, është hapur të hënën në mungesë të tij.

Avokati i Wildersit ka lexuar një deklaratë të tij, duke shpjeguar se përse ai ka vendosur të mos paraqitet në gjykatë.

“Është një proces politik dhe kam vendosur të mos jem i pranishëm. Është e drejtë e imja të flas nëse ka probleme në Holandë”, ka lexuar avokati deklaratën e Wildersit.

Wilders, lider i Partisë Liria, ka njoftuar qysh më parë se nuk do të marrë pjesë në seancat në Shipol, pranë Amsterdamit.

Wilders ka kritikuar vazhdimisht Islamin, duke kërkuar ndalimin e Kuranit dhe mbylljen e të gjitha xhamive në Holandë.

Nëse dënohet, ai përballet me gjobë dhe një vit burgim.

XS
SM
MD
LG