Ndërlidhjet

Rajoy bën betimin si kryeministër i Spanjës


Mariano Rajoy
Mariano Rajoy

Mariano Rajoy ka bërë betimin si kryeministër i Spanjës.

Partia Popullore e Rajoyt është kthyer në pushtet pas dy palë zgjedhjeve jovendimtare, të cilat e kanë lënë Spanjën në bllokadë politike për plot dhjetë muaj.

Bllokimi mori fund pasi Rajoy fitoi votën e besimit në parlament, në fundjavë.

Mbreti Felipe VI kryesoi ceremoninë e betimit të Rajoyt në pallatin mbretëror.

Rajoy do të kryesojë një qeveri të pakicës, e cila mund ta ketë vështirë të kalojë ligje në parlament.

Ai pritet të emërojë kabinetin e tij të enjten.

XS
SM
MD
LG