Ndërlidhjet

Tërmeti në Itali la 25,000 njerëz pa strehë


Itali: Njerëz të zhvendosur nga tërmeti.
Itali: Njerëz të zhvendosur nga tërmeti.

Tërmeti më i fuqishëm në Itali qysh në vitin 1980 ka lënë mbi 25,000 njerëz pa strehë, tha Agjencia e Mbrojtjes Civile e Italisë.

Tërmeti prej 6.6 shkallësh të Richterit ka ndodhur të dielën në mëngjes, duke plagosur 20 veta.

Epiqendra e tij është regjistruar pranë qytetit Perugja. Bazilika mesjetare e Shën Benediktit në qytetin Norcia është në mesin e shumë ndërtesave historike që janë shkatërruar.

Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në Romë.

Agjencia e Mbrojtjes Civile tha se ka akomoduar njerëz në tenda dhe salla sportive.

Në muajin gusht, një tërmet i fuqishëm ka goditur në jug të Italisë, duke vrarë 298 njerëz.

XS
SM
MD
LG