Ndërlidhjet

Ministria e Jashtme këshillon qytetarët të shmangin udhëtimet nëpër Serbi


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes një komunikate të shkruar, thotë se e ka marrë me shqetësim të thellë informatën për arrestimin edhe të një shtetasi tjetër të Kosovës nga ana e autoriteteve të Serbisë. Bëhet fjalë për Hilmi Kelmendin, i arrestuar po ashtu nën dyshimet dhe akuzat për krime lufte.

“Pas ndalimit të nënkolonelit të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi javë më parë dhe akuzave politike ndaj tij, arrestimi i radhës është i papranueshëm dhe i rrezikon shumë proceset e arritura gjatë periudhës së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

MPJ, thotë se do të vazhdoj ta përcjell këtë situatë të re të krijuar dhe absurde me Serbinë, ‘duke e ngritur në nivelet më të larta me miqtë ndërkombëtar, SHBA-të dhe BE-në, si dhe tek të gjitha shtetet mike’.

Po ashtu, MPJ bën thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës të cilët për çfarëdo arsye e zgjedhin Serbinë si vend transit gjatë muajve të ardhshëm, ta shmangin atë maksimalisht.

Njëkohësisht, MPJ do të kërkoj edhe nga shtetet e tjera në rajon dhe BE, sikurse e ka bërë deri më tani, të mos i marrë parasysh fletarrestimet e Serbisë për qytetarët e Kosovës.

XS
SM
MD
LG