Ndërlidhjet

Turqi: Raqqa të jetë objektivi i ardhshëm pas marrjes së Mosulit


Makina ushtarake irakiane ne drejtim të Mosulit
Makina ushtarake irakiane ne drejtim të Mosulit

Turqia synon që ta marrë Raqqan, një prej bazave të fuqishme të grupit militant Shteti Islamik, objektivi i ardhshëm pasi forcat irakiane të kenë marrë kontrollin mbi Mosulin nga IS-I, dhe pasi Ankaraja të ketë pastruar kufirin e saj nga militantët.

"Qëndrimi i Turqisë për operacionin në Raqqa, është i qartë. Do të ishte mirë që edhe në aspektin ushtarak por edhe strategjik të ndërmerrej operacioni, pas të jenë përmbyllur operacionet në Mosul dhe Mburoja Turke e Eufratit”, tha zëvendës kryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ash Carter, javën e kaluar avokoi për avancim në Raqqa pasi forcat irakiane, të mbështetura nga koalicioni i fushatës ajrore i udhëhequr nga SHBA-ja, të rimarrin Mosulin gjatë javëve në vijim.

Javën e kaluar, komandanti ushtarak i SHBA-së, tha se forcat aleate duhet urgjentisht të lëvizin për të izoluar Raqqan sepse ka shqetësime se militantët në qytet po përgatisin të fillojnë sulmet ndaj Perëndimit.

Forcat irakiane të Sigurisë dhe luftëtarët Peshmergë kurdë kanë filluar ofenzivën e tyre në Mosul që më 17 tetor dhe në fund të muajit hynë në lagjet e qytetit, për herë të parë që prej rrethimit të tij dhe bllokimit të militantëve të IS-it brenda.

Kryeministri irakian, Haider Abadi, u bëri thirrje militantëve të IS-it që të “dorëzohen ose të vdesin”. (REL)

XS
SM
MD
LG