Ndërlidhjet

Arrestohen dy persona, kapen me 50 kilogram marihuanë


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar dy persona, pasi që në veturën me të cilën po qarkullonin, janë gjetur substanca narkotike.

Gjatë një kontrolli në veturën me të cilën po qarkullonin këta dy persona, policia njofton se ka gjetur tri valixhe dhe dy thasë najloni të zi me 45 paketime të cilat ishin të mbushura me substancë të dyshuar narkotike- marihuanë, në sasi prej rreth 50 kilogramë.

Operacioni i kontrollit është ndërmarrë në fshatin Lluzhan të komunës së Podujevës.

Më pas, sipas komunikatës së lëshuar nga policia, përveç ngasësit të veturës, është arrestuar edhe një shtetas mashkull nga Shqipëria i cili dyshohet se është i përshirë në këtë rast.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit pre 48 orëve.

XS
SM
MD
LG