Ndërlidhjet

Këshilli Prokurorial reagon kundër komenteve publike për rastin Limaj


Fatmir Limaj

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar ndaj komenteve publike të bëra ndaj aktakuzës së ngritur kundër deputetit, Fatmir Limaj, nën dyshimet për veprën penale “krime të luftës kundër popullatës civile”.

“Lidhur me këtë, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka gjetur të arsyeshme që të informoj publikun që këto reagime janë të papranueshme dhe jashtëzakonisht të dëmshme për sundimin e ligjit në vend, në kohën kur prokurorë vendorë kanë marrë mbi vete kompetenca të plota për ti trajtuar krimet e luftës.”, thuhet në një komunikatë për media lëshuar nga Këshilli prokuroria i Kosovës.

Përmes kësaj komunikate, ky organ ka bërë të ditur se aktakuza në këtë rast, si edhe në çdo rast tjetër, nuk është veprim privat i prokurorit të rastit, por si thuhet “rezultat i vlerësimit profesional të prokurorëve në bazë të kompetencave dhe autorizimeve të tyre ligjore”.

“Këshilli Prokurorial konsideron se sulmet dhe propagandat politike kundër prokurores së rastit Limaj dhe sulme të tilla të ngjashëm ndaj prokurorëve tjerë nuk paraqesin vetëm ndërhyrje në parimin fundamental të pavarësisë së sistemit prokuroria, por njëkohësisht edhe shkelje ligjore”.

Sulme të tilla, thuhet në komunikatë, konsiderohen sulme ndaj sistemit prokuroria të Kosovës.

XS
SM
MD
LG