Ndërlidhjet

Dy policë u vranë në "stilin e pritës"


Policë të SHBA-së
Policë të SHBA-së

Autoritetet kanë arrestuar një person të dushuar për vrasjen e dy policëve në Des Moines të Iowas, në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, gjatë asaj që u cilësua nga policia si sulme të ndara të ‘stilit të pritës”.

Polica arrestoi një 46 vjeçar, Scott Michael Greene dhe e dërgoi në burgun e Des Moines, bëri të ditur policia.

Arrestimi i tij u bë tetë orë pas vrasjes së dy policëve.

Policia në Iowa u vë në ndjekje të dyshuarit, disa orë pasi dy policë u vranë, në dy sulme të ndara, “në stilin e pritjes”, deri sa ishin në makinat e tyre. Policia tha gjatë ditës sedyshuari ishte i armatosur dhe i rrezikshëm, citon mediat amerikane, AP.

Një polic u gjet i vrarë rreth orës 1 të mëngjesit në një paralagje të Des Moines. Polici i dytë u gjet i vdekur rreth orës 1.30 në mëngjes në qytet, ka njoftuar NBC News.

Policia tha se të dy janë vrarë nga “prita” dhe që të dy ishin në makinat e tyre.

Përpara të shtënave në Iowa rreth 50 policë kanë vdekur nga armë zjarri, dy aksidentalisht, që të gjithë në detyrë, gjatë këtij viti në SHBA, thuhet në njoftimet zyrtare. (REL)

XS
SM
MD
LG