Ndërlidhjet

Gjykata e Londrës pritet të jap vendimin për Brexit

  • RFE /RL

Protestues gjatë "Marshit për Evropën", më 2 korrik 2016, kundër daljes së Britanisë nga BE-ja,

Gjykata e Lartë e Londrës do të shpall, të enjten, vendimin e shumëpritur, për çështjen nëse ligjvënësit britanikë dhe jo qeveria duhet të nisin procesin formal të largimit nga Bashkimi Evropian, thonë avokatët e përfshirë në cështje.

Gjykata ka dëgjuar sfidimin javën e kaluar nga përfaqësues të fushatës që argumentojnë se kryeministrja Theresa May dhe ministrat e saj nuk kanë autoritet që të nxisin Artikullin 50 të Traktatit Evropian të Lisbonës, një mekanizëm me të cilin një shtet mund të largohet nga blloku, pa një mbështetje të qartë të Parlamentit, njofton Reuters.

May ka thënë se ajo do të thirret në artikullin 50 deri në fund të muajit mars ti vitit të ardhshëm, duke filluar një procedurë dy vjeçare të largimit dhe ka theksuar se derisa anëtaret e Parlamentit do të kenë rastin të debatojnë për planet e largimit ata nuk do të kenë votë për të nisur procesin. (REL)

XS
SM
MD
LG