Ndërlidhjet

Pakistani akuzon tetë diplomatë indianë për spiunazh


Pakistan
Pakistan

Pakistani akuzoi tetë diplomatë indianë për spiunazh dhe terrorizëm.

Ministria e Jashtme pakistaneze tha se ata kanë punuar për inteligjencën e Indisë.

Emrat dhe fotografitë e tyre janë publikuar në shtyp.

Nuk është ende e qartë nëse diplomatët do të dëbohen nga Islamabadi apo do të tërhiqen nga Nju Delhi.

Javën e kaluar, dy vendet kanë dëbuar nga një diplomat të ambasadës së njëri-tjetrit, nën akuzat për spiunazh.

Islamabadi po ashtu ka thënë se ka tërhequr gjashtë diplomatë nga misioni i tij në Indi, pasi mediat indiane kanë raportuar se ata kanë qenë të përfshirë në spiunazh.

Këto zhvillime vijnë në kohën e tensioneve të larta midis dy vendeve për shkak të rajonit të diskutueshëm të Kashmirit.

XS
SM
MD
LG